Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Dino Majko, i riu që u plagos me thikë nga Eniveld Aliu, pas sherrit të ndodhur në një lokal nate në qytetin e Sarandës.
Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se i riu është goditur së paku 6 herë me thikë dhe ka humbur shumë gjak.
Kësisoj, ai është transportuar fillimisht për në spitalin rajonal të Sarandës dhe prej andej është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Policia sqaroi se ende nuk dihen rrethanat e sherrit, ndërsa shtoi se është vendosur në kërkim të autorit të krimit. Sakaq, dëshmitarët e pranishëm e kanë përshkruar ngjarjen si tejet të rëndë, duke i cilësuar si skena të tmerrshme.
I plagosuri, Dino Majko
Auotri, Eniveld Aliu