Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si ‘Kali Trojës’. Bëhet fjalë për Klodian Toskën. 

Mësohet se ai është përfshirë në një sherr me një tjetër person.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton rreth konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISE 

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.