Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë sot në Durrës. Ngjarja ndodhi sot në lagjen Nr.13 në zonën e plazhit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me Arjan Çerma, 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Agim Skëndo, 55 vjeç, banues në Durrës.
Nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës është ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.