Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Maliq. Sipas informacioneve të para dy persona janë konfliktuar me thika dhe kanë qëlluar njeri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, teksa tjetri ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rembec, teksa dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.