Sherr i dhunshëm në Lushnje, plagoset 29-vjeçari, shpallen në kërkim dy persona

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të fshatit Karbunarë në Lushnjë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes disa personave.

Mësohet se ata janë konfliktuar me sende të forta dhe mjete prerëse, ndërsa i plagosur ka mbetur një 29-vjeçar, i cili pas mjekimit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë.

Sakaq, policia ka nisur punën për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.
Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30 në qendër të fshatit Karbunarë, Lushnjë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve të cilët janë konfliktuar me sende të forta dhe mjet prerës, ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasi D. S., 29 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë bashkë me 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit A. H., dhe E. M., për sqarimin e rrethanave të këtij konflikti.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasve J. S., dhe M. S., të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur shtetasi D. S.

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.