Kavajasi Tedi Cara ka shënuar një super gol duke i dhuruar fitoren e përkohshme Partizanit në ndeshjen e sotme përballë Apolonisë së Fierit.
Cara shënoi golin e vetëm të Partizanit në minutën e 81 por epërsia e vendasve u godit nga një penallti në minutën e 95 ku Apolonia barazon me Penallti.
I futur në pjesën e dytë Cara zhvilloi një lojë të mirë teksa goli ishte qershia mbi tortë për atë por jo për Partizanin që u ndëshkua në fund.