Shënoi supergol përball Egantias, Hoxhallari: Nëse vjen një ofertë nga jashtë presidenti më lë të lirë



Pas golit në fitoren 0-3 kundër kundër Egnatias, kapiteni i Tiranës, Hoxhallari është ndalur të flas në një intervistë për “Super Sport”, lidhur me situatën e tij në klub dhe rinovimin e kontratës.


Një super gol, pse kaq vonë?

Atë nuk e vendos unë, goli vjen kur te dojë. Kam provuar dhe here te tjera, sot ishte dita e shënuar.

Tiranën tashmë mund ta quajmë kampione?

Përderisa matematika nuk do ta thotë qe jemi kampionë, as ne nuk mund ta themi.

Çfarë i motivon lojtarë e Kombëtares në këtë pikë të sezonit?

Normalisht un jam shumë i privilegjuar qe vesh fanellën e Kombëtares, jam i gëzuar qe po dal kampion me Tiranën. Normalisht do të bëjë më të mirën nëse thërritem, sa herë të luaj me Kombëtaren do jap maksimumin.

Çfarë do të ndodhë me rinovimin e kontratës?

Normalisht un do ulem. Do ulem me presidentin dhe do të flas, këtu jam rritur, me ka dhëne mundësinë te tregoj vlerat.

Për respekt do ulem do flas, do e bej shpejt.

Normalisht nëse diçka nga jashtë vjen do të kem edhe miratimin e presidenti.

Më ka dhënë fjalën se nëse kam diçka nga jashtë do të jem i lirë. Ka disa vite që ma ka thënë këtë gjë.