Shënohen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra


Disa çaste më parë, në Hamallaj të Durrësit janë regjistruar lëkundje tërmeti.




Lëkundjet janë shënuar rreth orës 18:06 minuta, në fshatin, që është pjesë e Bashkisë së Durrësit. Mësohet se tërmeti ka qenë i magnitudës 3.4 i shkallës Righter.

Ndërsa, po sot, dy lëkundje të tjera janë shënuar në orët e para të mëngjesit në vendin tonë, raporton IGJEUM.

Lëkundjet e para u shënuan në orën 00:17 minuta në qytetin e Bulqizës.

Ndërsa, në orën 06:37 minuta të mëngjesit të sotëm ka pasur lëkundje sizmike edhe në fshatin Shullan, Dibër. Këto lëkundje ishin me magnitudë afër 2 e shkallës Righter.