Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku djali Esmerald Balla vrau babanë e tij, Enver Ballën.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për News 24 se policia ka marrë në pyetje gruan e 30-vjeçarit.
Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj.
“Paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri im”, ka thënë ajo. Konflikti mes babait dhe djalit dyshohet se ka ardhur, për shkak të një shume parash prej 75 milionë lekë të vjetr.
Ndërsa, viktima jetonte me gruan e dytë dhe me Esmeraldin e familjen e tij. Enver Balla, me gruan e dytë kishte 18 muaj që jetonte.