Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar hetime për presionet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave të Presidentit të “Fokus Group”, pas shembjeve të paligjshme të IKMT-së këtë të premte në ambientet e Prestige Resort në Golem.
“Drejtësia duhet pa vonesë të veprojë ndaj presionit të ER kundër medias”, thekson Basha në postimin në Twitter.
“Kur i shërben je mbi ligjin, nëse jo, ke përballë fadromat e tij. Me aktet e vazhdueshme për të kontrolluar çdo hapësirë mediatike, ER përpiqet të mbajë në këmbë qeverinë më të korruptuar dhe të inkriminuar.
Drejtësia duhet pa vonesë të veprojë ndaj presionit të ER kundër medias”.