Deputeti Edi Paloka ka reaguar në rrjetet sociale për prishjet e paligjshme të IKMT në ambientet e ‘Prestige Resort’ më 2 shtator.
Paloka theksoi se Rama sot po kërcënon dhe po shantazhon mediat, duke shtuar se duhet që të shpëtohet vendi “nga ky monstër, që të gjithë i sheh sikur janë skllevër”.
Edi Paloka shprehet se slogani “Shqipëria në rrezik” duhet që të bëjë të gjithë shqiptarët të çohen në protestë.
Postimi i Edi Palokës:
Një tjetër krim i kryeministrit po konsumohet sot në sytë e të gjithë publikut. Nuk e kam fjalën thjesht për shembjen e një resorti turistik. As po dal në krah të pronarit të këtij resorti , se nuk kam asnjë arsye ta bëj.
Sigurisht nëse ky resort është me letra në rregull, sic deklarojnë pronarëët, ky është krim në vetvete (resorti është aty prej shumë vitesh dhe Rama ka qenë vizitor i rregullt aty). Nga një qënie që ka shkatërruar pa pyetur për ligj mijëra banesa e biznese duke shkatërruar mijëra jetë pritet gjithçka. Për një qenie që ka nxjerrë fëmijë e të moshuar nga shtepitë e tyre me gaz në 3 të natës, kjo nuk është asgjë…
Po krimi që po kryen direkt Rama është kërcënimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht këtë fakt; Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar politikën editoriale të këtij grupi mediatik, e akti i sotëm është qartazi hakmarrje për këtë grup dhe kërcënim për gjithë të tjerët. Mesazhi është i qartë; kush nuk bindet , e pëson nga shteti privat i Ramës.
Vetëm pak ditë më parë Rama është denoncuar dhe nga mediat perëndimore si diktator që po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracisë shqiptare. Sot Rama nxitoi të japë dhe një provë tjetër.
“Shqipëria në Rrezik” nuk është thjesht një slogan po një thirrje për të gjithë. Mos thoni sot “Nuk më duhet gjë mua” se nesër çmenduria e Ramës do vij në derën tënde. Monstra që e njeh veten për Zot të gjithëfuqishëm e ne i dukemi si skllevër të tij, duhet ndalur prandaj duhet të gjithë të bashkohemi për shpëtimin e këtij vendi ku po rrisim fëmijët tanë.