Shembjet e paligjshme në ‘Prestige Resort’, Luciano Boci: Një luftë e pastër, Rama para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave nuk vendos asgjë

Deputeti i Partise Demokratike Luciano Boci i shtohet zërave të shumtë që e quajnë një sulm të pastër politik nërhyrjen e paligjshme të IKMT në ‘Prestige Resort’ në Golem këtë të premte. 

“Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave News 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.”, shkruan Luciano Boci.

“Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit”, thekson deputeti i PD.

POSTIMI I PLOTE I LUCIANO BOCIT

I paimagjinueshëm imazhi që qytetarët shqiptarë shohin këtë mëngjes në një nga resortet turistike të vendit!

Një sulm i pastër politik e jo vetëm, për shkak të qëndrimeve realiste dhe profesionale të mediave News 24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për aferat e qeverisë, Edi Rama urdhëron prishjen e një pjese të resortit në pronësi të botuesit I.Hysenbelliu.

‼️Në sytë e qindra turistëve, Rama tregon se para interesit të tij dhe mbrojtjes së aferave të tij ai nuk vendos asgjë!

As imazhin e turizmit shqiptar dhe as lirinë e medias. Kjo është një luftë e pastër që Rama i ka shpallur të gjithë mediave dhe bizneseve që janë kundër tij.

Askush nuk duhet të heshtë! Të gjithë duhet të reagojnë, pasi nesër mund të jetë rradha e gjithësecilit.