Shembjet e paligjshme në ‘Prestige Resort’, kreu i unionit turistik shqiptar: Turistët të tmerruar, partnerët ndërkombëtarë po nisin avionët që t’i evakuojnë

Kryetari i Unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa ka reaguar duke e quajtur çmenduri aksionin e paligjshëm që ka ndërmarrë shteti përmes fadromave të IKMT në “Prestige Resort”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rrahman Kasa shkruan se “aktualisht ne resort keto Operatore kane 200 dhoma me turiste te cilet jane te tmerruar dhe parneret nderkombetar po nisin avionet qe ti evakuojne duke ju prere ne mes pushimet”.

“Sot ne Prestige resort Durres, kane zbarkuar forca te shumta te policise se shtetit dhe IKM dhe po shkaterrojne ambjentet dhe pishinat e nje hoteli qe eshte i kontraktuar nga tour operatore te medhej te turizmit boteror; si Der Turistik/Rewe Group, Apollo Nordik, Nowa Itaka, etj.

Aktualisht ne resort keto Operatore kane 200 dhoma me turiste te cilet jane te tmerruar dhe parneret nderkombetar po nisin avionet qe ti evakuojne duke ju prere ne mes pushimet.

Ky eshte imazh qe i dergohet botes per shqiperine turistike. Si mundet te ndodhe nje masaker e tille ndaj nje sektori prioritar te ekonomise se vendit, nga i cili perfitohet 25% e buxhetit te shtetit.

Nqse shteti ka projekte apo cfardo konflikti qofte, kjo nuk mund te ndodhte tani, kur sezoni perfundon me 10 tetor.

Jam pa fjale per kete cmenduri!”, shkruan Rrahman Kasa.