Shembja e shtëpive/ Banorja e “5 Majit”: U vraftë Zoti, këlyshët e Enverit, hajdutë, shtet mizerabël

11 shtëpitë në “5 Maj” që janë planifikuar për tu prishur janë rrethuar nga IKMT e policia, ndërsa tensionet dhe përplasja mes tyre vijon.

Rezistenca e banorëve të kësaj zone vijon. Ndërkohë një zonjë, shtëpia e së cilës do të prishet ka shpërthyer në mallkime ndaj qeverisë dhe Bashkisë së Erion Veliajt. 

Mes lotëve dhe gjendjes së rënduar psikologjike, banorja e cila jetonte prej 40 vitesh në këtë lagje bëri thirrje që qytetarët e prekur nga ky projekt rindërtimi të mos hedhin asnjë firmë për marrëveshjem ndërsa u la zotin të gjithë pushtetarëve.

Banorja: 

U vraftë zoti, ju kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu ska pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! 

Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët vetë. 

Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë, po i marrin këlyshët e kurvës. Kam 40 vjet këtu!

Janë vrasës nuk janë shtet. Po luftojmë për të drejtat tona, sot u prish shtëpia ime, këto janë armiqtë nuk janë shqiptarë. Ku janë pushtetarët se jam duke vdekur. 

Janë vrasës…që vrasin popullin, vrasin fëmijët, njerëzit. Nuk e vret kush mafien. Këtu s’ka pas shtet këtu e 500 vjet. Do pirshin shtëpinë time për të bërë kullën 500 kate. 

Këtu të vrasin mafiozët që të vrasin ditën e të qajnë natën. Kam 40 vjet këtu, s’kam hedh as firmë.