Kavaja qyteti i portiereve te mrekullueshem
Sa per hyrje. SHEFQET TOPI, eshte si portier pasardhes i kavajasve te shquar te portes Qemal Vogli dhe Sulejman Maliqati. Vete Shefqeti mund te quhet pa asnje dyzim “i treti, i verteti”. Madje ndryshe nga dy portieret e pare qe linden dhe u formuan ne Kavaje, SHEFQET TOPI ka meriten se mbi 85 per qind te karieres e pati te Besa e famshme e viteve ’50-te / ’60-te.
SHEFQET TOPI, legjenda e portes kavajase
Datlindja: 11.04.1934
Vendlindja: Kavaje
Shtatlartesia: 188 cm
Pozicioni: portier
Kariera si Futbollist (portier): 16 vite
Me Dinamon e Durresit: 1951-1953
Me Besen: 1953-1954, dhe 1958-1966
Me Partizanin: 1955-1957
Ndeshje total ne kampionate: 259
Gola te pesuarne kampionate: 137
Ndeshje ne Kupat e Shqiperise: 73
Gola te pesuar ne Kupat e Shqiperise: 32
Me Kombetaren: 1957-1965
Ndeshje te tjera nderkombetare: gjithsej 48, me Besen, Partizanin, Tiranen, Flamurtarin dhe Elbasanin.
Cmime te fituara: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi i Kavajes”.
Kavaja qyteti i portiereve te mrekullueshem
Sa per hyrje. SHEFQET TOPI, eshte si portier pasardhes i kavajasve te shquar te portes Qemal Vogli dhe Sulejman Maliqati. Vete Shefqeti mund te quhet pa asnje dyzim “i treti, i verteti”. Madje ndryshe nga dy portieret e pare qe linden dhe u formuan ne Kavaje, SHEFQET TOPI ka meriten se mbi 85 per qind te karieres e pati te Besa e famshme e viteve ’50-te / ’60-te. Rruga e portiereve ne Kavaje vijoi madje edhe me emra te tjere shume te mirenjohur si Haki Arkaxhiu, Xhavit Cara, apo Sotir Shkurti, dhe plot portiere te cilet kane reflektuar pasion te jashtezakonshem per kete pozicion.
Porta eshte nder repartet me te rendesishme ne nje skuader. Thuhet me mencuri nga sportdashesit se kur portieri eshte pike e forte besimi e sigurie, atehere fortesia e nje skuadres qe te elementi i pare i boshtit te saj (porta) e kalon mbase kufirin e 30 per qindeshit. Cka jep shtyse qe ekipi te luaje qete, shtruar, pa patur merakun se cfare po ndodh ne prapavije, pas shpines se mbrojtjes. Pjese e nje familje te madhe me emra teper te shquar, por dhe me trainere specifike qe kane punuar fort e kendshem per kete komponent jane edhe traineret nga me i pari nga mosha, Alush Merhori i famshem qe i ka stervitur thuajse te gjithe emrat e mesiperm, po keshtu Haki Arkaxhiu, Xhavit Cara e deri te me i fundit ne kete brez aktual Taulant Guma…Pikerisht per keto e shume arsye te tjera Kavaja futbolldashese njihet kudo me emrin tjeter plot vlere “Qyteti i portitiereve”…
Perse e quajten Legjenda e portes SHEFQET TOPIN.
Ai (Shefqeti) dallonte ne mjaft cilesi sportive qe nisnin nga shtatlartesia, zoterimi i ajrit, vendosja mes karterkendorit duke menaxhuar thuajse ne perfeksion te gjitha kendet, daljet, grushtimet, luajtjen sakte edhe me kembe. Nderhyrjet e guximishme. Por vecoria me e rendesishme e karieres brilante te SHEFQET TOPIT jane plonzhonet. Fjale kjo qe sot eshte zevendesuar me dicka tjeter me te bukur, pritjet (hedhjet) spektakolare. Askush si Shefqet Topi nuk e bente shoqerimin e nje asksioni, kryesisht topave te larte qe shkonin drejt zones, me veshtrim si te nje shqiponje. Dhe Shefqeti ishte nder me te pagabueshemit ne rolin e tij deri sa topi te behej ne cdo rast “prone” e nje portieri qe kishte lindur e ishte rritur me kete detyre qe i pikonte ne shpirt. Te Besa e Kavajes Shefqet Topit paten nisur ti vinin epitet emrat e portiereve me te medhenj te kohes nga shtete me futboll teper te zhvilluar si Anglia, Italia, Gjermania apo vendet Ballkanike. Per te gjitha cilesite qe posedonte Shefqet Topi ka treguar klas e mjeshtri ne nivele te larta, te admirueshme kudo ne futbollin kavajas dhe shqiptar. Tipare qe sherbenin edhe si nje pasqyre nxitjeje e frynezimi edhe per portieret me te rinj te brezave te mepasem…
Familja, mbeshtetesja Nr. 1 ne sport dhe ne jete
Shefqet Topi u lind ne Kavaje. Eshte djale i Ademit qe kishte edhe kater femije te tjere. Konkretisht dhe 2 vjaza e dy djem. Shefqet Topi ka lene trashigimtare te tij nje djale qe ka qene portier ekipit te te rinjeve Besa ne vitet 1977-1980. Arben Topi ku ka punuar me traineret Vullnet Dedej dhe Agim Dizdari. Pervec viteve te karieres futbollistike, SHEFQET TOPI ka punuar edhe ne Arsim me profesionin marangoz dhe madje ka punuar si mesues ne lenden e Punes me Dru qe ne ka qene dikur pjese e programit mesimor. Ne kete detyre Shefqeti ka punuar deri ne vitin 1996, kur doli ne pension.
Tifozeria e Beses kerkonte rikthimin nga Partizani ne Kavaje.
Kur Shefqet Topi ne vitet 1955-1957 luante te Partizani tifozet kavajas kishin ngritur zerin e tyre qe Ai te rikthehej sa me pare ne Kavaje. Dhe nuk zgjati shume ne fillim te kampionatit te vitit 1957 Shefqet Topi u rikthye ter Besa e tij e zemres. Nderkohe Shefqet Topi arriti te luaje shume ndeshje nderkombetare me Pasrtizanin, Tiranen, Elbasanin e Flamurtarin ndersa mori pjese ne Turneun e Shangait ne Kine dhe Lojrat e Lajpcigut ne Gjermani, te cilat per ate periudhe konsideroheshin sic cmohen edhe sot duke bere krahasimin me fazat finale per kampionatet Europiane. Shefeqt Topi kishte treguar me pune e perkushtim se vendosja e tij ne mes te shtyllave te katerkendorit te portes, ishte merite e padiskutueshme e investimeve te tij dhe e skuadrave ku kishte luajtur, trainereve qe paten punuar me te ne stervitje dhe mbi te gjitha e nje regjimi e disipiline sportive shembullore, pa te cilen sigurisht nuk mund te beje hapa perpara. Ajo qe duhet thene eshte se familja ka qene mbeshtetesja Nr. 1 ne sport, ne pune dhe ne jete per Shefqet Topin e madh e te paperseritshem per klasin e pritjeve te tij.
Fotoja historike me cmimin e madh nderkombetar “Macja e zeze”
Ka qene fotografi i mirenjohur sportiv Petrit Kumi ai qe ne ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise me 31 mars 1963, ka shkrepur aparatin e tij dhe ka dhuruar nje fotografi gjeniale. Nder me te bukurat qe ka arkiva e futbollit kavajas e shqiptar. Ndersa eshte kjo foto qe ka bere xhiron e Shqiperise, rajonit e madje e Europes. Dhe… eshte nderuar me cmimin nderkombetar “Macja e Zeze”. I dedikohet pikerisht mjeshtrit te madh te portes Kavajase dhe te Kombetares se Shqiperise, Shefqet Topi. I tille ishte ai per pritjet me plonzhone te mrekullueshme dhe ky fokusim ka mbetur ne kujtesen e mijra qytetareve kavajas dhe ne te gjithe Shqiperine. Kjo foto vite me pare ishte e vendosur ne Kavaje ne cdo dyqan sherbimi e ne vecanti berberet sepse burrat me kete njesi komunikojne me shpesh.
Futboldashesit vijojne ta kene ne memorien e tyre kete “fotografi perle”, kete “kartoline” me dimension unikal per futbollin, kete kryeveper te paster sportive meritash e vlerash qe ka paraqitur Shefqet Topi ne kete foto. E pranojne te gjithe kudo se kjo foto eshte ne foneteken e kujtimeve me te shkelqyera ne fondin e fortografive sportive. Mjeshtrat e medhenj te mikrofonit, komentatoret e shquar Andon Mazreku dhe Ismet Bellova, gazetaret Besnik Dizdari, Ymer Striniqi, Prokop Koreta, Bujar Qesja, apo ata kavajas Remzi Karriqi, Ibrahim Mullaliu, Fejzulla Dollia, Fatmir Efica, Agron Shima, Feriz Ferizaj, etj. prej vitesh te tera, e kane trajtuar kete foto e kontribuit te madh qe ka dhene Shefqet Topi ne shume e shume shkrime te posacme te bera ne kohe e periudha te nderyshme. Pasi eshte vertete nje foto qe nuk “vdes” kurre dhe do tu flase vazhdimisht te gjithe brezave, vecanerisht atyre me te rinj, per te ecur e cuar me perpara emrin e traditen e madh te futbollit kavajas, ku Shefqet Topi ze vend te nderuar, krahas shume te tjereve qe ka dhene gjithcka nga jeta e tyre, dhe tashme i perkasin sebashku panteonit te Yjeve me te rendesishem te futbollit kavajas.
Me Kombetaren. Ja si vleresonte Mikel Janku
Nje nga konkurentet si te Partizani ashtu dhe te ekipi Kombetar per Shefqert Topin ka qene ish-portieri, shoku e moshatar i tij Mikel Janku. Ishin ne fakt edhe shume shoke njeri me tjetrin. Mikeli nuk jeton me por une, (autori F.E.) kam patur fatin ta njoh mire sepse kemi punuar per afro dy dekada ne gazeten me te madhe sportive “Sport Ekspres” dhe ai duke qene se Shefqeti e une ishim nga Kavaja me pyeste shpesh e madje e deklaronte kudo shprehjen: “Nese ka nje njeri qe mund e duhet te mos flase mire per Shefqet Topin jam une, sepse me mua hahej, me mua konkuronte per rolin e portierit, si te Partizani, po ashtu dhe ne Kombetare. Por ajo qe kam thene, them e do ta perseris deri sa te vdes, eshte fakti shume bindes qe si Shefqet Topi, Kavajes e Shqiperise mund ti vijne rralle, shume rralle portiere kaq te afte e qe gezonin cilesi te jashtezakonshme.
Shefqeti kishte nje performance fizike te mahnitshme, kishte shkeputje deri ne ate pike qe fluturonte kudo qe i shfaqej topi, ndersa kishte nje vendosje taktike ne zaptimin e te gjitha kendeve (rrezeve) nga vinte topi duke e nderuar gjithmone rolin e tij para te gjitha sfidave qe vinin nga sulmues te racave te ndryshme”. Te njetast konsiderata Shefqeti i merte dhe nga skuadrat qe e ftonin te luante per to ne ndeshje nderkombetare si Partiozani, Tirana, Flamurtari e Elbassani, ku e thonin me krenari qe portier kemi ate kavajasin, qe eshte aq veshtire te gjesh tjeter si Ai ne Shqiperi. Keto ishin pikerisht vleresimet e dedikimet me te sinqerta per Shefqet Topin qe Ai i ka merituar plotesisht, si pakkush tjeter ne rolin e portierit.
Lotet Shefqet te kupa me emrin e Tij
Ishte viti 1998. Disa kohe para se te vinte casti me i padeshiruar per cdokend ne jete (vdekja), Shefqet Topi pati vuajtur nga nje semundje qe i ishte shfaqur tinezisht. Ne kete periudhe po flitej gjithnje per emrta e figura te nderuara qe ata, te mernin emocione e kenaqesine e vleresimeve te merituara sa ishin gjalle.
Nisur nga ky kendveshtrim u organizua kupa me emrin e te portierit te madh e legjendar Kavajas “Shefqet Topi”, pikerisht per moshen e te Rinjeve U-19. Besa e Kavajes kishte trainer Fisnik Kosoven i cili ne fakt edhe pse kishte ngarkese kalendari i ndeshjeve te kampionatit kombetar e pranoi ftesen qe ndeshjet te luheshin mesjavave. Moren pjese 4 skuadra Besa, Teuta, Elbasani dhe Lushnja. Ne finale Besa doli me Elbasanin. Kjo ndeshje u luajt ne stadiumin “Besa”. Edhe pse Besa nuk fitoi, sepse kupen e merituan Elbasanasit e rinj, Shefqet Topi kur do te dorezonte kupen me emrin e tij, dridhej, kishte emocione aq te medha sa gjithkush e duartrokiti dhe disa fjale qe tha ne kete cerermoni te shkurter. Qe per fat kishte qene e fundit per te ne nje ambient sportiv. Sepse kishte depertuar thelle semundja dhe u nda nga jeta ne moshe ende te re 64 vjecare. Por ky kolos i portes ka lene pas kujtime te paperseritshme nga jeta e aktiviteti sportiv ne nivele te larta nderimi e krenarie. Pikerisht per kete arsye AI (Shefeqeti) ka mbetur perjetesisht ne kujtesen e futbolldashesve kavajas e shqiptare…
Nje detaj nga dasma e Shefqet Topit
Mos e besoni po te doni. La kostumin e marteses te varur ne shtepi dhe udhetoi ne Tirane te luante me Besen e Kavajes kunder Partizanit. Ishte dhjetor 1959.
Nje dite e bukur. Si “vere e pati bere Zoti” dhe qe… pati te vecanten se Ceti (keshtu e therrsnin te gjithe) do te ndahej nga “beqaria” e do te behej dhender. Por edhe ne nje dite si kjo sfida qe ka pare me syte e tij para shtepise ishte me permasa te pabesushme. Tifozet e mrekullueshem kavajas nuk e linin ekipin e Beses te nisej per ndeshjen me Partizanin ne Tirane pa pranine e portierit te madh Shefqet Topi. I cili pikerisht ne diten e ndeshjes kishte dasmen e tij. Skuadra u zbraps dhe garant per te kthyer Shefqetin ne ekip dolen tifozet. Shtepia e tij buze rruges kryesore ne lagjen Sharre, u be si nje arene e madhe per te ndjere gjithkush (familjare e sportdashes sebashku) nje sadisfaksion tjeter. Pertej cdo pergatitje familjaret, duke pare trysnine e sportdashesve, megjithse u ngurtesuan jo pak, dhane leje. Shefqeti ushteoi me skuadren. Besa e cila per fat te mire u kthye fitimtare nga Tirana e shtoi edhe me gezimin e kesaj dasme. Me tej ata (sportdashesit e shumte kavajas) nga stadiumi “Qemal Stafa” erdhen drejt e ne dasmen e Shefqetit, portierit ngadhnjimtar qe kishte shkelqyer ne ndeshje e do te shkelqente dhe lumturohej ne ate mbremje me kostimin e dhendrrit. Gezuan e festuan per martesen e mjeshtrit te madh te portes. Madje i vune tavolinat e tyre ne rruge duke zaptuar thuajse totalisht edhe trotuarin e vogel. Sporti bnashkoi ne nje gezim te madh tere Kavajen ate mbremje qe ka mbetur e paharruar…
Marrë nga Sektori i Sporteve Kavajë
Pergatiti: FATMIR EFICA
( Falenderojme Arben Topin, djalin e Mjeshtrit Shefqet Topi, per fotot e vena ne dispozicion te ketij postimi)