Nga: Myrvete Allmeta
Medicina shkencë humane por që humbi humanitetin në kohën e Covidit.
Doktoret nuk ngjallnin më as edhe një fije shprese tek të sëmurët.
E kur mendon se në këtë tynel, errësira nuk do ketë fund, pikërisht aty një shkëndije drite vezullon.
Është një doktoreshe e re, shumë e therrasin nënë Teresa e Kavajës, por ajo më duket edhe më humane.
Nuk ma priste mendja kurrë që do kishte një doktoreshë të gjindshme në orë e pa orë, ditën, por jo vetëm…edhe në orët e vona të natës, e papërtueshme në kthimin e pergjigjes dhe qetesimin e pacientit.
E komunikueshme e gojëmbël dhe plot profesionalizem ajo ka ndihmuar paciente pafund si nga Kavaja ashtu dhe nga e gjithë Shqipëria.
Punon në heshtje, bën mirë po në heshtje sepse ajo nuk ka nevojë për famë e spaleta…
Por a mbulohet rrezja e diellit?!
Asesi jo…
Aroma e mirë e punës së sinqeritetit, dhe devocioni në profesion patjetër që do kundermojne e shperndahen një ditë deshe apo nuk deshe…
E ndoshta ky është fryt i edukimit të një babai që mësoi gjenerata të tëra në gjimnazin e Kavajes, prof Zydiut që ia kishte bërë refren:
Puno, e bëj mirë, e nuk e diti robi, e di Zoti…!!!
E aty ku futet besimi në Zot ka veç mirësi e humanitet…pasi nuk pret falenderimin e krijesave por shperblimin e Krijuesit…
Shyqyr që ka njerëz si ty doktoreshë Alma Teferiçi, goca e prof tim. Mirenjohje pafund për ty!
Zoti të ruajtë dhe i shoftë mjeket model si ty që as sprova e Covidit nuk i ndryshoi.
Krenare me ty kavajsja ime 🥰 💚💛
Akoma ka njerëz të mirë …por duhet të rrëmojmë për t’i gjetur 💞
Të pres në Stamboll për kafe dhe bakllava turke 🥰🥰