Sezoni turistik në bregdetin e Kavajës/ Redjan Krali: Kemi sezon pa kufizime, filloj vaksinimi i stafeve të hotelerisë!

Kur sezoni turistik është drejt hapjes në Kavajë ka nisur edhe vaksinimi i stafeve të hoteleve.

Këtë lajm e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ku ishte bashkë me Ministren e Shëndetësisë znj.Manastirliu dhe Ministrin e Turizmit z.Klosi. 

Ja statusi i tij në Facebook:

Kemi hyrë në vitin e dytë pandemik dhe një nga sektorët më të prekur në mbarë globin padyshim që është dhe turizmi. Kjo si pasojë e kufizimit të lëvizjeve dhe masave shtrënguese të sigurisë. 

Për vendin tonë fatmirësisht, falë këmbënguljes personale të Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij për vaksinimin masiv të popullsisë, presim të kemi një sezon turistik pa kufizime. 

Me prezencën e Ministres së Shëndetësisë znj.Manastirliu dhe Ministrit të Turizmit z.Klosi sot nisëm vaksinimin e stafeve të hotelerisë së zonës tonë bregdetare.  

#ShqipëriaBuzëqesh🌞

#TurizëmiSigurtë