Sezoni i ri, Fisnik Qosja vizion ekipin Besa: Ky është viti i Kavajës, në Shtator nis puna për Stadiumin e Ri

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja ka dhënë sot lajmin e Mirë dhe të shumëpritur për sport dashësit Kavajas.

Qosja ka vizituar Ekipin Besa përpara një seance stërvitore ku përpara trajnerit, stafit teknik dhe lojtarëve dha lajmin se brenda muajit shtator do të nisë puna për ndërtimin e stadiumit të ri.

“Ky është viti i Kavajës, në Shtator nis puna për Stadiumin e Ri”, u tha qosja atyre duke u kërkuar të bëjnë maksimumin për ngjitjen e Besës në superligë.

Kujtojmë që Besa këtë sezon ka si trajner, Mirel Josën.

https://www.facebook.com/share/r/Jk2s1Z5beriaGswy/?mibextid=WC7FNe