Vijojnë shifrat rekord të viktimave dhe infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 19 pacientë, ndërsa janë regjistruar 846 raste të reja infektimi me virusin e rrezikshëm.
Referuar shifrave të larta, MSH iu bën një apel të fortë qytetarëve, që të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit.
Deklarata e MSH:
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.
Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.