Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë, duke tronditur sërish vendin.
Një 60-vjecar me koronavirus është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Raportohet se pacienti është hedhur nga spitali Covid-2 Shefqet Ndorqi, duke u bërë kështu pacienti i pestë me koronavirus që i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.