Selim Gjoci “bunkeri” i mbrojtjes së Besës, Mjeshtër i Sportit dhe “Qytetar Nderi” i Kavajës

Ka dale nga prodhimi “Made in Kavaja”. SELIM GJOCI sebashku me vellane e tij ESAT GJOCI, kane sebashku si dy vellezer, por edhe vec e vec, kariere teper te spikatur. E ndare madje ne vite me tre skuadra. Historia e Selimit eshte nje “liber” me vete. Ai ka gezuar respektin e madh te komunitetit te gjere futbollistik ne Kavaje, Tirane e Lushnje. Statura e fizikut te gdhendur tregon pikesepari se kishte te beje me nje “bunker” ne rolin e qendrmbrojtesit.

Datlindja: 15.04.1939
Vendlindja: Kavaje
Shtatlartesia: 189 cm
Pozicioni: qendermbrojtes
Nr. Faneles: 3
Kariera sportive:
1957-1059 Besa Kavaje
1959-1965 Dinamo Tirane
1965-1969 Traktori Lushnje
Trofe te fituar: 1 here kampion dhe 1 here Kupen e Shqiperise me “Dinamon”
Takime nderkombetare: Ne kupen Ballkanike kunder skuadrave “Fenerbahce” e “Beshiktash” dhe ne miqesore me skuadrat sovjetike, bullgare, polake, greke si me “Dinamon”, ashtu dhe me “Besen”.
Cmime te fituara: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi i Kavajes”.

Ka dale nga prodhimi “Made in Kavaja”. SELIM GJOCI sebashku me vellane e tij ESAT GJOCI, kane sebashku si dy vellezer, por edhe vec e vec, kariere teper te spikatur. E ndare madje ne vite me tre skuadra. Historia e Selimit eshte nje “liber” me vete. Ai ka gezuar respektin e madh te komunitetit te gjere futbollistik ne Kavaje, Tirane e Lushnje. Statura e fizikut te gdhendur tregon pikesepari se kishte te beje me nje “bunker” ne rolin e qendrmbrojtesit. Aftesine dhe talentin e ketij lojtari potencial e pikasen ekipet me te mira te kohes dhe e… rrembyen. Te luaje me Dinamon me plot Yje ne perberje apo dhe Lushnje e kohes se Roza Haxhiut, ishte me shume se nje vleresim.

Fitimi i titullit kampion dhe Kupes me Dinamon
Selim Gjoci sikurse shume futbolliste te tjere te shquar kavajas e kishin enderr fitimin e trofeve. Selimi megjithate pati fatin dhe shansin qe te Dinamo ku luajti per disda vite me kete skuader “hijerende” te fitonte edhe kampionate edhe kupa.

Pra te ishte edhe kampion edhe fitues medaljesh.

Aurtoritetet sportive tye kohes te Dinamo, Klub qe varej nga Ministria e Brendshme i ishin qepur edhe prej sygjerimeve te Qemal Voglit, qe ishte baxhanak me Selimin. Por sikurse Qemali me disa “klecka” ne biografi e njejta gje ndodhte edhe me Selimin. Kaq zhurme u be per kete ceshtje saqe “shtysa” ishte te tjeter gje. Qe te mos thirrtesha e luaja ne ekipin Kombetar.

Te refuzoje Dinamon nuk ishte pune e lehte. Prandaj ikja nga Kavaja e Selim Gjocit duhet mirekuptuar jo thjesht per kohen qe nodhi por edhe tani. Te Dinamo dallonte disiplina e hekurt. Ne 6 vite qe luajti per kete skuader Selimi perjetoi kushtet ideale qe kerkonte futbolli i asaj periudhe. Me Dinamon Selimi arriti te shpallej edhe fitues i dyfishte (kampionat + kupe). Selimi luajti perkrah emrave te shquar te futbollit dinamovit dhe shqiptar si: Esat Beliu, Dhimiter Qoshja, Skender Halili, Qamil Halluni, Dhimiter Gjikuria, Hysen Verria, Abdulla Duma, Lorenc Vorfi, Skender Jareci, Alfred Ruco, Mehdi Bushati, Thoma Duro, Galip Caushi, Shyqyri Rreli, Stavri Lubonja, Eqerem Tallushi, si dhe trainerin e shquar Zyber Konci.

Ne Lushnje me Traktorin, prej “cen-it” nw biografi
Te Dinamo dihej, qe per kohen jashte futbollit, ndehej edhe “lufta e klasave”. Dikush u be “sebep” (ne kete rast per te keq), se per te vijuar karieren ne kete ekip ne Tirane, cdo gje u be e pamundur. Ne Kavaje me kerkonin, por me cuan ushtar jo te Paertizani, sepse te dyja ekipet e kryeqytetit jo vetem “haheshin” por edhe kishin shume “xhelozi” per njeri – tjetrin. Dinamo gjeti nje rruge tjeter. Me transferoi ne Lushnje.

Kjo skuader, sapo ishte ngjitur ne Kategorine e Pare (sot Superiore) dhe arriti ne pak kohe te konsolidohet mjaft mire e te ngjiste madje shkallet ne renditje. Atmosdfera ne Lushnje ishte po aq fantasstike sa e kishte ndjere fort kete edhe te Besa e Kavajes e Dinamo. Traineri Roza Haxhiu dhe prof. Adem Karapici e quanin Selim Gjocin “tank” te mbrotjes dhe shtylle kryesore te ekipit ne repartin e prapavijes. Selimi, e kujtojne te gjithe, ishte bere i pakalueshem. Ne Lushnje ka plot, eshte pak ti quash copeza me shume vlere, te kontributeve nga profili shume interesant qe paraqiste mjeshtri kavajas Selim Gjoci.

Debetumi me Besen, nenkampione me 1958
Me” Besen” e vendlindjes debutoi ne periudhen e pare me te Arte te saj. Ishte kampionati i vitit 1957, por nje vit me vone bne vitin 1958 kur Besa ishte pretendente per titull mkampion, me trainer te persaardhurin nga studimet ne Hungari, Skender Dedjen, Besa praktikoi modele te futbollit bashkekohor. Ishte kjo nje arsye qe pevec aftesive dhe talentit te futbollisteve Besa, e udhehoqi per me shume se gjysmen e kohes, kampionatin e ketij viti. Te gjithe nisen te shpreheshin se po shihnin nje futboll te madh prej nje skuadre nga nje qytet i vogel ne zemer te Shqiperise se mesme. “Besa” vertete nuk doli klampione por mbeti e dyta, por kishte nje brez fantastik lojtaresh.

Selim Gjoci ishte “bunkerti” i qendres se mbrojtjes. Sebashku me lojtaret e tjere si: Shefqet Topi, Haki Tallushi, Allaman Idrizi, Andon Sinaku, Muhamed Kuci, Tahir Daja, Ali Felahi, Qemal Gravardari, Hasan Germani, Mit Dimroci, Musa Mahmudaj,. Ramazan Merhori, Esat Dollia, Xhavit Daiu, Seid Lilamani,. Muharrem Kariqi, Agim Dizdari, Naim Hushi, Besnik Dyla, etj. Selim Gjoci ishte nder ata lojtare qe persosi karaktersitika te vecante loje ne dyluftime, ne koordinimin e mbrotjes ne vije te drejte, ne pasurimin e cilesive fizike me ato tekniko – taktike.

Mbeshtetste edhe mesfushen e sulmin dhe me daljet e gjata ne goditjet standrarte te kendit apo nga faullet, Selim Gjoci jo pak here, per shkak te shtalartesise, arrinte te shenonte edhe gola me koke qe e ndihmonin skuadren te fitonte dhe te merte emocione te fuqishme nga tifozeria kavajase dhe jo vetem.

Familja GJOCI, me kontribute madheshtore ne sport

Selim Gjoci eshte djali i Alushit, i cili kishte lene trashigimtare 3 (tre) djem Ibrahim, Selim dhe Esat Gjoci si dhe 1 (nje) vajze, Nexhmije Gjoci. Bashkeshortja e Selimit HYRIJE (Kollcaku (GJOCI) eshte vajza e 4-er e nje familje me 5 vajza e 2 djem. Hyrija me shpirtmadhesine e saj, ka vene ne dispozicion tere “Pemen e familjes” se burrit dhe te sajen. Per te qene keshtu e publikuar ne kete faqe. Sepse, sic ajo e thote me krenari, nese Selimi do te ishte gjalle e dinte ai se si ta vleresonte kete iniciative qe ju keni mare per te folur e shkruar per jeten e mjeshtrave te vertete te futbollit kavajas.

Selim Gjoci ka trashigimtare 2 (dy) vajza dhe 1 (nje) djale. Gentiana eshte vajza e pare. Ajo eshte e martuar me Klodianin. Ka dy femije. Gentiana ka mbaruar Fakultetin e Mjekesise dhe punon aktualisht ne Spitalin “Koco Glozheni” ne Tirane. Gentiana ka nje djale. Quhet Egir. Eshte 18 vjec. Ai ka mbaruar gjimnazin dhe po behet gati tani te ndjeke studimet e Larta ne nje nga deget e tij te preferuara. Ka dhe nje vajze e cila quhet Alages, shkurt e therrasin Ana. Vjaza futet tani ne klasen e 9-te dhe per te kemi mesuar se ka rezultate te shkelqyera ne mesime. Nipi i Selimit Klodiani ka djalin e tij EGIR qe ka luajtur me Partizanin eri te U-19 (te rinjte). Tani ai jeton ne Angli dhe po luan me ekipe te nivelit te ulet, derisa te sigurioje nje ekip me te mire, meqenese luan sulmues, shenon shume gola dhe ka rene ne sy te shume specialisteve te futbollit britanik.

Vajza e dyte e Selimit quhet Elda. Ajo ka mbaruar Universitetin e Elbasanit ne degen Biologji – Kimi. Punon si mesuese ne shkollen 9-vjecare te Goses. Elda ka dy 2 (dy) femije qe jane binjake. Vajza e saj Esma ka mbaruar fakultetin Ekonomik ciklin e pare bacelor dhe do te nise masterin 2 vjecar per te kompletuar formimin e saj Universitar sipas Kartes se Bolonjes (3+2).

Djali i vetem i Selimit Gjocit quhet Blendi. Eshte 45 vjec. Jeton ne qyetetin Trevizo te zones se Venecias ne Itali prej me shume se 24 vitesh. Blendi ka nje vajze. Quhet Natalia. Eshte 9 vjece dhe vijon shkollen fillore. Nusja e Blendit quhet Renata Hovi (Gjoci). Blendi para se te ikte ne Itali ka luajtur me ekipet e futbollit te grupmoshave te “Besa” e Kavajes. Por kjo enderr, me emigrimin e tij, ju nderpre ne mes.
Eshte teper interesante shtrirja e shperndarja e familjes Gjoci dhe nga Hyrija e cila ka 4 motra te tjera dhe dy vellezer. Qerime Kollcaku (Kociu) eshte motra e pare. Ajo ka punuar thuajse pergjate tere jetes si shitese. E martuar me shoferin e njohur Hasanin. Kane jetuar gjithnje ne Kavaje. Hasani e Qerimja te dy nuk jetojne me. Lirie Vogli, motra e dyte eshte basheshorte e portierit legjendar te Beses se Kavajes, Dinamos dhe Kombetares se Shqiperise, QEMAL VOGLI.

Per ta kuptuar me mire: Selim Gjoci, eshte baxhanak me Qemalin. Qemali e Liria qe kane jetuar prej shume vitesh ne Tirane, kane dy femije. Nje djale Arben quhet dhe ka mbaruar studimet per Jurdik. Aktualisht ai jeton ne Gjermani. Kane edhe nje vajze, quhet Ardita. E martuar. Ka nje djale 23 vjec qe ka mbaruar studimet ne degen Inxhinieri Elektrike. Myhyrije Babamusta (Gjoci) eshte motra e 4-er e Hyrijes. Ka mbaruar Universitetin e Shkodres ne degen Matemartike Fizike. Ajo ka punuar ne shkollen “Fiqiri Kurti” para se te shkeputej perfundimisht nga Kavaja per ne Tirane. Ne kryeqytet ka punuar ne disa shkolla 9-vjecare e te mesme.

Bashkeshorti i Myhyrijes quhet Neritan Babamasta dhe te gjithe e dine dhe njohin talentin e tij per sportin e Shahut. Ka qene disa here kampion e fitues Kupe ne Shqiperi. Ka punuar ne Ministrine e Arsimit dhe Sporteve per shume vite. Tani meret edhe me botimin e librave te ndryshem me karakter sportiv, kryesisht per Shahun. Myhyrija ka dy femije. Djalin Elton qe ka mbaruar studimet per Diplomaci, jeton aktualisht ne Turqi. Dhe vajza Fjoralba qe ka mbaruar Universitetin e Mjekesise po prej mbi 20 vitesh jeton ne Amerike. Edhe Fjoralba ka dy femije nje djale 18 vjec dhe vajzen 14 vjece.

Nje emer i rendesishem Hysen Kollcaku, vellai i madh i Hyrijes, eshte nje njeri shume i shquar i muzikes ne Kavaje. Ka punuar shume vite si drejtues i Qendres se Kultures ne Fabriken e Qelq – Xhamit. Ushtron fizarmoniken. Eshte kompozitor kengesh popullore apo te muzikes se lehte dhe ka cilesite e nje muzikanti virtuoz e me shume kontribute ne Kavaje duke ndihmuar e mbeshtetur fort Ansamblet Artistike Amatore te kengeve dhe valleve, kengetaret e shumte te talentuar qe ka nxjerre Kavaje ne vite, si dhe institucionet specifike ne Kavaje. Hyseni eshte baba i 3 (tre) femijeve. Ka djalin e tij Ramizin nje emer te rendesishem te dy dekadave te fundit ne futbollin e Beses se Kavajes. Nje mesfushor i shkelqyer por me nje kariere paksa te shkurter, per shkak te nje demtimi qe pesoi u detyrua ta nderprirste me shpejt sa mendohej.

Por duhet theksuar se Ramizi pati arritur ta shpaloste bukur talentin e tij si te Besa, Partizani po ashtu dhe ne skuadrat Kombetare e mbajti veshur fanellen kluqezi me grupmoshat U-17 deri ne U-21 te Shqiperise. Vajza e pare e Hysenit quhet Aida Kollcaku (Lilamani) qe ka mbaruar studimet ne Universitetin e Elbasanit per mesuesi (dega cikli i ulet). Eshte aktualisht nendrejtoreshe e shkolles 9-vjecare “Rilindja” ne Kavaje. Vajza e dyte Esma ka mbaruar Universitetin e Tiranes ne degen Histori – Filologji. Ajo sebashku me familjen e saj jeton ne Itali prej mbi 20 vitesh. Namiri, vellaji i vogel i Hyrijes ka tre femije, 2 (dy) vajza (quhen Rovena e Daniela) dhe djalin (quhet Ledian). Familja e Namirit jeton prej vitesh ne perfirei te kryeqytetit Rome, te shtetit fqinje Itali.

Nga ky “parakalim” qe i beme ndoshta pak gjate familjes Gjoci, ajo qe bie ne sy jane meritat dhe kontributet e medha qe kane dhene ne sport, konkretisht ne futboll emrat e spikatur te Selim dhe Esat Gjoci (dy vellezer) po dhe te tjereve (niperve) e kusherinjeve te pare qe permendem me siper. Respekte pa fund per te gjithe mbi gjithcka ata kane dhene per futbollin Kavajas dhe jo vetem.

E rrallë/ Selim & Esat Gjoci, vellezerit qe nxirrnin “xixa”

Unik si rast. I rralle per dy vellezer. Qe kishin skuader meme Besen e Kavajes, por kur luanin per ekipe te tjera dhe ne fushe ishin kundershtare nxirrnin “xixa”. Ndonese te Besa e Kavajes nuk kane luajtur shume vite bashke, ata (Selimi dhe Esati) kur ishin kundershtare luanin pa asnje kompromis kunder njeri – tjetrit. Kjo ndodhte vetem ne minutat e kohes se ndeshjeve 90 apo 120 te tilla. Kur ata dukeshin sikur “te mos ishin vellezer”. Ndodhte qe Dinamo fitonte ndaj Beses e Selimi festonte, dhe e kunderta ishte per Esatin qe merzitej. Madje shume.

Duke qene se ishte 4 vite me i vogel se Selimi ndonjehere edhe qante. Por babai i tyre ne shtepi e zbuste shpejt kete “kontrast” mes dy djemeve te tij futbolliste. Publiku sportdashes ne Kavaje dhe ne cdo skuader tjeter i ka duartrokitur enkas vellezerit Gjoci per cilesite e karakteristikat e jashtezakonshme qe manifestonin ne aspektin e grintes e sedres. Lojtare te ketij kalibri per staturen fizike te derdhur si vellezerit Selim dhe Esat Gjoci eshte pak mbase qe ti quash “kolose”.

Ata meritonin noten “10-te me yll” sepse pervecese ishin brilante ne aspektin fizik, mbi te gjitha ishin njerez te fisshem. Shtatlarte e ne dyluftime as “tanku” nuk i parakalonte dot. Markues teper te veshtire per te gjithe kundershtaret, sado te zote te ishin keta te fundit. Selimi ashtu dhe Esati ishin kthyer ne kohen e tyre ne “tmerr” per sulmuesit e te gjithe skuadrave qe vuanin vvertete shume perballe tyre. Kane mbajtur te dy postin e qendermbtojtesit ndonese Esati ndonjehere luante edhe si mbrojtes i majte. Kane luajtur te dy me te njejtin numer “3”. Vetem kur ishin te Besa, Selimi mbante nr. 6 dhe Esat i Nr.3.

Vizita e paharruar ne Milano. Ishte nje mrekulli
Edhe pse Selimi kishte dale jashte shtetit ne ndeshjet me Dinamon, natyrisht me disa veshtiresi prej “ceni-it” ne biografi, ne vitet e demokracise dihet se shanset e levizjes se lire u bene prone e gjithe shtetasve, edhe pse si veterane, por me statusin e njerezve te thjeshte, Selimi sikurse dhe 43 pjestare te tjere te delegacionit sportiv kavajas, nga data 7-10 dhjetor 2012 bene nje vizite te paharruar ne Milano. Ne stadiumin “mitik” San Siro ndoqen takimin e serise “A” Inter – Napoli (2-1).

Nje nga gjerat me te bukura te viteve te jetes e cmuan te gjithe kete vizite. Selimi vertete nuk jeton me ashtu si dhe vellaj i tij Esai, apo dhe disa personazhe te tjere te medhenj te futbollit kavajas, qe pasi u kthyen nga Italia paten fatin e keq u ndane nga jeta (Mit Dimroci, Esat Dollia, Ilia Tablllo, Abdulla Kulllolli, Gani Shtini). Ne Milano, Lugasno te Zvicrres, Torino ku e pane nga jashte stadiumin e ri ku luan Juventusi, ishin dite me mbresa te paperseritshme. Bashkia e Kavajes e kesaj periudhe beri nje mrekulli per veteranet e futbollit te “Beses” se Kavajes. Selim Gjoci kur u kthye ne Kavaje, shperndante emocionet me te gjithe miqte e te afermit e me shume sportdashes duke deklaruar se kjo qe pame ne Itali ishte nje…mrekulli.

Selim Gjoci nje humanist me permasa te papara
Si njeri i thjeshte qe njihte me mire se kushdo punen ne baze, ne terren, ka qene ne SMT-ne e Kavajes, ai “babaxhani” Selim Gjoci i madh. Te gjithe e respektonin sikurse dhe is-futbolliste te tjere qe kane punuar te kjo ndermarje si Xhavit Daiu, Esat Gjoci (vellaj i vogel i tij). Dhe jo vetem punetoret nga qyteti por edhe ata nga zonat rurale sipas shtrirjes qe kishte ndermarja, gjenin te Selim Gjoci perhere raportet orgjinale te zgjidhjes se cdo pune e cdo halli, por edhe shume miqesi e solidaritet njerezor. E kujtojne te gjithe ne Kavaje periudhen kur prej luftes ne Kosove, shume qytetare emigruan drejt Shqiperise.

Ne Kavaje ne grupin e njerezve qe Bashkia e asaj kohe pati caktuar te kujdeseshin per gjithcka per vellezerit e motrat kosovare ishte edhe Selim Gjoci. Njeri me autoritet, qe me shpirtmadhesi e tij, me tendencen absolute te humanizmit qe karakterizonte, Selimi ishte ne grupin qe u muar konkretisht me shperndarjen e ndihmave e materialeve, ne sigurimin e kushteve optimale karshi vellezervbe e motrave kosovare. Ishte nje administrator teper i zoti dhe (perpos te tjereve), dalloi per kontributin madheshtor qe dha. Gjendej kudo. Degjonte dhe zgjidhte ne menyre rrufe hallet e tyre. Fitoi admirimin e te gjitheve dhe mbajti raporte komunukimi te shkelqyera me te gjithe.

Komuniteti i madh i qytetareve nga vise te ndryshme te Kosoves nuk e ndanin nga goja fjalen z. Selim, z. Selim, ai na po ndihmon, drejtojuni atij dhe Selimi me perulesi e modesti perballe ketij realiteti shumfishonte edhe me ne ndergjegje dhe ne iniciativat brilante, perkushtimin, ndihmen, mbeshtetjen maksimale. Per te gjithe sa ka bere gjate kesdaj periudhe, eshte pak, mbase shume pak ta thuash per Selim Gjocin fjalen e madhe faleminderit ne menyre te pambarimte.

Humanist ne permasa te papara e kane perkufizuar Selim Gjocin i cili eshte ndare nga jeta me 27 gusht 2019. Selimi me gjithcka beri ne ne sport dhe jeten e perditshme, duke qene edhe nje besimtar me virtyte te larta, per te gjithe ata qe e njohen tanime duhet thene me krenari se AI i perket…pavdekesise.
Dhe nje mbylllje orgjinale qe na ofron poezia e autorit Harun Daut Hoxha (Mehja).
“Ne shpine numri 3 (tere) i takon Selim Gjoci ate vend se leshon. Ne te gjithe historinë. Emri i TIJ, aty rrine”…

Marre nga Sektori i Sporteve- Bashkia Kavajë

Pergatiti FATMIR EFICA

(Per fotot e publikuara ne kete faqe falenderojme bashkeshorten e z. Selim Gjoci, zonjen e nderuar Hyrije Gjoci (Kollcaku).