Sekuestrohen rreth 190 mijë m2 tokë, identifikohen emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që iu ushtrua kontroll në banesë. Ja akuzat

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksionin e sotëm, ku me urdhër të Gjykatës së Posaçme është bërë një kontroll i befasishëm mbrëmë në 7 banesa.

Bëhet fjalë banesa të zyrtarëve të Kadastrës së Durrësit, ish-zyrtarë, por edhe qytetarë përfitues të pronave, mes tyre dhe ish-kryeregjistruesi, Bedri Luku. Janë siguruar emrat e personave të cilëve iu është kontrolluar banesa, ndërsa bëhet fjalë për; Bedri Lukun, Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisander Xhizdari, Asllan Arapaj si dhe Ber Begeja. Thujet se ka nje procedim penal te regjistruar, ndërkohë janë sekuestruar rreth 190 mije m2 toke në Gjirin e Lalezit.

Mësohet se procedimi ka nisur në 2020 nga SPAK për falsifikim të pronave në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalzit. Aktualisht po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentesh.