Kryetari i LRE, Arian Galdini, ka komentuar në Panorama TV vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri dhe faktin që ai nuk zhvilloi një takim më përfaqësues të opozitës në vend.
Përballë gazetarit Kelment Baçi, Galdini u shpreh se as Blinken apo asnjë ministër i Jashtëm që kryen një vizitë zyrtare në një vend partner, nuk e ka për detyrë të takoj opozitën.
“Nuk ka asnjë detyrim në asnjë protokoll. Por a kemi në një opozitë që ofron partneritet, meritë, që është pro perëndimore dhe e pozicionuar drejtë apo kemi një opozitë të ngërthyer poshtë një ballkoni apo një vule”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, kryetari i LRE theksoi se Blinken edhe për ide të mëdha e konflikte të mëdha.
“Ai vjen për ide të mëdha, konflikte të mëdha. Vuçiçi ka vjedhur zgjedhjet në vendin e tij, ka opozitën në këmbë dhe po përpiqet të imponojë raportin e tij me Putinin”, tha Galini në Panorama Tv.
Pjesë nga fjala e tij:
Galdini: Mendoj që duhet të kuptojmë se Shqipëria duhet të dal nga ajo që quhet shtet formal. Raportet nën shtetërore nuk janë një partiak, i shoh si SHBA dhe Shqipëria. Nuk e di në cilin vend të botës nga një vizitë zyrtare nga një ministër i jashtëm ka për detyrë të takoj edhe opozitën. Kjo është një krijesë për të inkurajuar realitet të tjera. Nuk ka asnjë detyrim në asnjë protokoll. Por a kemi në një opozitë që ofron partneritet, meritë, që është pro perëndimore dhe e pozicionuar drejtë apo kemi një opozitë të ngërthyer poshtë një ballkoni apo një vule.
Nuk u bë qameti pse nuk denjoi të pozicionohej. Ka një popull opozitar, po ku nuk është një detyrim i një shteti partner se kë do njohi. Nuk mendoj se ka detyrim t’i takojë. Ai vjen për ide të mëdha, konflikte të mëdha. Vucici ka vjedhur zgjedhjet në vendin e tij, ka opozitën në këmbë dhe po përpiqet të imponojë raportin e tij me Putinin. Ai është njeriu më i intëresuar për të ndezur konflikt. Do doja që të kishte inkurajim opozita, por nëse nuk ta japin fitoje. Sfida jonë si opozitar kjo duhet të jetë.