Ish-deputetja Grida Duma ka treguar pengun e saj, që do e ketë deri në fund të jetës, pas dorëzimit të mandatit.
Politikania u shpreh se sulmet politike që iu bënë ishin goditje për djalin e saj dhe kjo është një gjë që s’do e falë kurrë.
Grida Duma: “Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar kurrë përgjegjësisë e as betejës, kam mbrojtur edhe betejat për të tjerët. Kur më ka goditur personalisht, mjerisht, mizorisht, Më goditën se nuk gjetën një aferë korrupsioni, një ndyrje duarsh, jam sulmuar nga hienat me intriga të pacipa. E kam ditur që do e paguaj këtë kosto, sot do ju them që ka një gjë që s’do ia fal kurrë politikës, do jetë pengu i ditës sime të fundit të jetës, goditja që më bënim mua godiste tim bir, nuk do ia fal kurrë këtë. Mbetem gjithmonë me ngushëllimin që këto goditje të jetë një mësim.”