Gjatë konferencës së përbashkët në Gjermani me kryeministrin Edi Rama, kancelarin Olaf Scholz u shpreh se është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe se është tani momenti që Shqipëria të hedhë hapat e saj drejt BE.
“Faleminderit shumë për pyetjen. Dëshiroj t’ju përgjigjem, ju e patë që çështjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e përmenda disa herë, jo vetëm sot kur jemi takuar bashkë, por dhe në shumë raste të tjera, por dhe ajo përmendet në programin e qeverisë aktuale dhe në takimet në Europë, pasi unë besoj që tani është momenti që duhet kapur pikërisht ajo që përmendët ju në pyetjen tuaj, që ka kaluar vërtetë një kohë e gjatë e tani duhet të pasojë hapi tjetër.
Unë jam krejtësisht i këtij mendimi prandaj vetëm mund tju siguroj që me fuqinë që kam unë dhe me gjithë mbështetjen e qeverisë federale dhe të Bundestagut, do të japim atë kontribut që kjo të ndodhë vërtetë.
Përshtypja ime është që jetojmë në kohë të reja dhe ka të bëjë dhe me agresionin rus dhe ndaj tek shumë njerëz në Europë është rritur vëmendja në Europë që duhet ta mbështesim njëri-tjetrin në këtë situatë. Unë në çdo rast do të angazhohem dhe do angazhohem për gjithçka që e mbështet Projektin e Berlinit. Ka shumë aktivitete që janë të dobishme, por e rëndësishme është që këndvështrimi të ruhet që bashkëpunimi të përmirësohet, që hapat e lirive bazë të mundësohen në mënyrë që prej kësaj të arrihet diçka që të çojë në një anëtarësim në Bashkimin Europian dhe një zhvillim paqësor për Ballkanin Perëndimor dhe të përfudnojë në zhvillim ekonomik për Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se nëse në Qershor nuk do të hapen sërish negociatat për Shqipërinë për shkak të bllokimit që Bullgaria mund t’i bëjë Maqedonisë së Veriut, atëherë do të kërkojë që vendi jonë të ndahet dhe të mos penalizohet nga konflikti i tyre.
“Sikundër ishte dhe e shprehur në pyetësorin që ne kemi bërë për Këshillimin Kombëtar, të cilit në rastin ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia, iu përgjigjën pozitivisht 66% e qytetarëve shqiptarë, kjo do të ndodhë nga ana jonë, nëse në qershor nuk do të hapen përsëri negociatat formalisht për Shqipërinë për shkak të Maqedonisë. Deri në qershor, siç e kemi shtruar edhe në Këshillimin me popullin shqiptar, ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse në qershor, Bullgaria do të bllokojë përsëri Maqedoninë e Veriut, ne do të ndryshojmë qasjen tonë dhe do të kërkojmë nga Gjermania, Franca dhe të gjithë që të na ndajnë sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë që ti të mos dalësh dot nga shtëpia për shkak se duhet të zgjidhim problemin me njëri-tjetrin dy fqinj. Kjo është ideja”, tha Rama.