Salianji u dënua me 1 vit burg/ Reagon Kryetari i PD Kavajë, Hysen Kadiu: Këmbanë alarmi për shqiptarët nga drejtësia si armë politike

Kryetari i PD së Kavajës Hysen Kadiu ka kundërshtuar dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Kadiu e konsideron vendimin e Gjykatës së Apelit si këmbanë alarmi për shqiptarët nga drejtësia si armë politike e qeverisë ndaj kundërshtarëve vetëm se u denoncojnë lidhjet e tyre me krimin.

REAGIMI I PLOTË I HYSEN KADIUT

Vendimi i Gjykatës së Apelit sot për të dënuar deputetin demokrat Ervin Salianji është një këmbanë alarmi sesi drejtësia po kthehet një armë politike që po përdoret kundër opozitës.

Ky vendim skandaloz është një provë tjetër që “drejtësia e re” në këtë vend ka lindur e vdekur. Falë denoncimit të Salianjit sot vëllai i “arkitektit” të reformës në drejtësi është prapa hekurave. Por gjykata vlerëson që Salianji është fajtor sepse denoncoi me fakte dhe prova vëllain e ministrit të drejtësise Fatmir Xhafaj.

Këtu kemi të bëjmë me drejtësi me regji ku regjizori kryesor është Rama dhe këto janë përpjekje të dëshpëruara për të goditur opozitën me mjete ekstra politike duke i shantazhuar dhe kërcenuar me togat e zeza që ashtu si në kohën e qoftëlargut godisnin kundërshtarët e regjimit.

Nuk ka mëdyshje që sot jemi në nje regjim, ku pushkatimet i kanë lënë vendin “çekiçave të gjyqësorit” dhe ato bien padrejtësisht për një deputet nuk mund të mendohet ç’mund të ndodhë me një qytetar të thjeshtë.

Ky sot është një shkurajim për çdo qytetar që do të denoncoi krimin e organizuar dhe një mesazh i qartë që drejtësia mban me trafikantin e denoncuar dhe jo me denoncuesin.

Gjyqet politike me dëshmitarë të rremë janë rikthyer sërish si realitet i Shqipërisë në 2024. Guximin e mikut tim Salianji, denoncimet dhe aksionin opozitar s’ka gjykatë që e ndal. Në fund miqtë e mi të dashur drejtësia triumfon gjithmonë.

https://www.facebook.com/share/p/HBKW5ncd1AtuEVfS/?mibextid=WC7FNe