Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”.
Salianji tha se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.
“I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.
Nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i këtij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn”, tha deputeti demokrat.