Salianji: Kudo në Kavajë ka gatishmëri e entuziazëm për protestën e 20 shkurtit

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se e vetmja rrugë për t’u përballuar me qeverisjen e keqe, është bashkimi i Partisë Demokratike. Nga Kavaja, ku u takua me demokratët, Salianji deklaroi se “nuk ka më kohë për të humbur”, duke theksuar se kudo ka entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit.

“Banorët dhe demokratët e Golemit nuk kanë asnjë dilemë, as kohë për të humbur. Ata e dinë se bashkimi i PD dhe i çdo faktori opozitar është e vetmja rrugë për t’u përballur me qeverisjen e keqe, me korrupsionin e sundimin e një njeriu.

Të bashkuar siç ishin në zgjedhjet e fundit, në betejën që fituam me rilindjen, ashtu do të vazhdojmë në aksionin opozitar.

Kudo në Kavajë gatishmëri e entuziazëm për protestën e madhe të 20 shkurtit. Duhet ndryshim”, shkruan Salianji.