Salianji kalon sot natën e parë në burgun e Fierit, çfarë pritet të ndodhë me mandatin e deputetit dhe postin si drejtues i qarkut Elbasan

Ervin Salianji ka kaluar sot mëngjesin e parë në burgun e Fierit. Salianji do të vijojë betejën ligjore nga burgu, ndërsa pritet edhe rekursi në Gjykatën e Lartë në lidhje me vendimin për dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit, çka ende nuk është bërë.
Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti i cili zëvendëson Salinjin, sipas listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, megjithatë mbetet për t’u parë se si do të veprohet nga strukturat e PD.