“Salë ****!”- Hekuran Xhani reagon për videon ku shante Sali Berishën: Ishte një takim miqësor, kisha pirë



Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Rrogozhinën, Hekuran Xhani, ka reaguar në lidhje me publikimin e videos, ku ai shihet i dehur teksa shan me fjalë ofenduese ish-kryeministrin Berisha dhe liderët e tjerë politik në vend.

Përmes një prononcimi për Syri Tv, Xhani thekson se deklaratat i ka bërë një takim miqësor në vitin 2017, ditën kur kishte paraqitur një raport në mbledhjen e Kryesisë për temën e shpopullimit të vendit dhe përgjegjësitë e klasës politike. Ai shton gjithashtu se biseda ka qenë në një tryez mes miqsh.

“Ishte një takim miqësor në vitin 2017, do ketë qenë ditë e enjte ose e premte. Unë kisha përgatitur një raport pasi ditën e shtunë kishin mbledhjen e kryesisë ku unë do të trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, ikjen e rinisë. Kjo është një plagë që më ka prekur edhe mua si të gjitha familjet shqiptare. 

Unë duke qenë mes miqsh, duke e njohur mirë politikën që vetë hartuesi i shkencës politike thotë se është ‘arti i së keqes’, ne në gjuhën popullore themi atë emrin që unë e kam përdorur aty, bëj përgjegjës gjithë klasën politike. Pashë në atë video që ishte tamam një metodë e meskine e ish sigurimit të shtetit”, thotë Xhani.

Deklarata në video

Ça i keni bërë këtij kombi ore, edhe Serbia na ka zili.Edhe Serbia na e ka zili këtë klasë politike. Salë ku*va, Fatos k***a, Edi k***a, Lul k***a kanë përzi 50% të shqiptarëve prej Shqipërie. Edhe Serbia them unë këtu, edhe Serbia na e kanë zili se nuk kanë përzi 50% të Shqipërisë….