Saimir Tahiri u dënua me burg, Shpëtim Gjika i Vlorës: Prisja të takoja dhe të përqafoja! Je i fortë vëlla!


Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka publikuar një mesazh, të cilin ia ka përcjellë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili so (4 shkurt) u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.

Gjika teksa e konsideron Tahirin vëlla, e inkurajon që të bëhet i fortë dhe të tregojë kurajë.

“Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!”, thotë Gjika.

Mesazhi i Shpëti Gjikës

I dashur Saimir!

Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë!

Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!

Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!

REAGIMI I TAHIRIT

Ju dua shume te gjitheve! Me vjen keq qe shkoi keshtu. Jam moralisht i qete, nuk kam shkelur kurre ligjin, kam dashuruar cdo dite te punes sime, jam i lumtur qe kam bere detyren sic me mire munda. Eshte thjeshte PADREJTESI!

DENIMI

Gykata e Posaçme e Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dënoi sot me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 3 vite e 4 muaj burgim.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e marrë në vitin 2019 nga Gjykata e atëhershme e Krimeve të rënda, por me ndryshimin që dënimin ai do të duhet ta vuajë në burg dhe jo me shërbim prove, nisur nga “pozita dhe funksioni kushtetutes përgjatë kohës së kryer së veprës penale: Përmasën e cënimit të interesave shtetërore; Shtrirjen në kohë dhe hapësirë të veprës penale dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe veprës”.