Sadik Merhori, futbollisti i shquar Besës me karierë të pasur

Sadik MËRHORI, Kavajë (1928 – 2005)

Ish- futbollist i shquar i “Beses”, përfaqsues i denjë i një prej “familjeve futbollistike” më të nderuara e më të mëdhà të qytetit të Kavajës.

Për shumë vite kryetar i delegacionit të t’rinjve të kombëtares, antar i kryesisë së FSHF-së si dhe përgjegjes i ekipit të Besës në vitet ’70.

Me ekipin e Besës që në moshë të re, Sadiku shquhej per dhuntitë e tij sulmuese dhe “vrasëse” para portes.

Ai pati një karrierë futbollistike të suksesshme (1946-1957) me Besën e Kavajës që aq shumë e dashuronte. Sadiku ishte pjesë edhe e Dinamos së Durrësit për një kohë të shkurtër.

Një ndeshje për t’u kujtuar s S. Mërhorit është ajo me Dinamon e sapoformuar me të cilën luanin dy emra të shquar të futbollit kavajas, Qemal Vogli dhe Qamil Teliti.

Ndeshje e fituar nga ekipi i Besës (3-2) dhe të tre golat e shënuar nga qendërsulmuesi Mërhori.

U nda nga jeta në moshën 77 vjeçare.

Në nderim të veprës së tij u mbajt një minut heshtje në stadiumin Besa gjatë ndeshjes “Besa -Vllaznia”. Sadik Mërhori është shpallur qytetar nderi pas vdekjes, në vitin 2006.