Në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, Berisha u shpreh se ka tronditur kryeministrin Rama për shkak se do të zbulojë fytyrën e vërtetë të tij para europianëve.
Ai ka bërë edhe një herë thirrje që shqiptarë të vijnë në Tiranë tek të afërmit që në datën 5 për ë shmangur manovrat për ti penguar të vijnë në kryeqytet e të bëhen pjesë e protestës.
“Protesta është jetike për ne. Jetike për imazhin e Shqipërisë që është ky grup mafioz vërtetë, grup kriminal por janë edhe qytetarët në rrugë që kanë aspirata europiane. Janë sirena alarmi për këtë vend që po rrokulliset me shpejtësi.
Kjo qeveri është e implikuar në krime të mëdha ekonomike e jo vetëm. E dini kush është Armand Josifi që ka vjedhur me Call Centerat e tij 2.2 mld euro qytetarëve europianë? Është i biri i drejtoreshës së administratës shqiptare, ortaku i Olsi Ramës Këshiltari i Olta Xhaçkës, është qeveria.
Do tu tregoj një gjë. Në 2005, për procesin e anëtarësimit në NATO më rastiste të shkoja në Këshillin e Atlantikut të Veriut në Bruksel çdo 2-3 muaj. Meqë ishin shkruar vëllime për mafian shqiptare dhe gazetat hapeshin me lajme për to, që atëherë nuk kishin as 1/10 e fuqisë që kanë sot, jam fur aty e kam folur si në një frigorifer. Sa s’më thanë që nuk të besojmë.
Sot ishin në Washington, patë ndonjë firmë? Asnjë firmë. Sepse pafytyrësisht iu kërkuan zyrtarëve amerikanë ti mbështesnin ligjin e Amnistisë Fiskale, që ata e refuzuan në mënyrë kategorike. Edhe për Portin takon Stoltenbergun e i thotë NATO të angazhohet për ndërtimin e portit në Porto Romano. Mendoi se do tërhiqte NATO-n në aferën e tij korruptive.
Ne qendrojmë për vlerat e lirisë. Të bëjmë edhe ne atë që bëjnë qytetarët e lirë të Europës e do kemi simpatinë e tyre”, tha ai.