“Rruga Ibë-Farkë do shkojë 15 mln euro për 1 km”/ Berisha: Rama ka ngjallur frikën tek qytetarët! Beteja jonë është për lirinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar edhe njëherë ndërtimin e aksit rrugor Ibë-Farkë. Sipas tij, qeveria po përballet me një gjyq, dhe do të duhet të paguajë më shumë para tek ndërtuesit.

Berisha tha nga Durrësi se kostoja e një kilometri në këtë aks, do të kushtojë 15 mln euro.

Berisha: Nëse nuk rrisim rrogat dhe pensionet, fjalët mbeten bosh. Të sëmurët nuk mjekohen dot, të rinjtë nuk arsimohen dot. Do investojmë tek njeriu. Të rrisësh borxhin nga 62 në 107%. Nëse do e shndërroje në rroga dhe pensione, nuk do kishte shqiptarë që të mos merrte 1500 euro rrogë. Shohim 7 km rrugë nga Iba në Farkë, 30 mln euro kilometri. Plus, keni për të parë, aktori ka hedhur në gjyq dhe do dhjetra milionë të tjerë dhe rruga do shkojë në 15 mln euro kilometri. PD ka bërë gabime në opozitë dhe kur ishte në qeveri.

Ajo do të qëndrojë në korrigjime të gjithë gabimeve. Tani, emergjente është të qëndrojë dhe të korrigjojë gabimet që bëri në opozitë. Edi Rama, në një vend që ishte i lirë, arriti të ngulit frikën tek shqiptarët, duke i arrestuar për një llampë. 38 mijë qytetarë të arrestuar në një vit, në kundërshtim me ligjin. Sepse për çështje civile nuk mund të arrestohesh. Ky nxjerr hekurat për të ngjallur frikën.

Nuk e bëmë në kohë të reagonim. Akoma nuk e kemi marrë veten dhe të jemi aty ku duhet. Por, e thatë ju. 7 korriku dëshmoi shumë më tepër se sa çfarë mendonim se jemi. Duhet të ngrihemi fuqishëm në një betejë me të. Do e përmbysim monizmin e tij. Beteja jonë është për lirinë e shqiptarëve.