Znj. Jogerta Elezi është zgjedhur kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Njësinë Administrative Kryevidh.
Lajmin për zgjedhjen e saj në këtë detyrë e ka dhënë Kryetari i Partisë Demokratike Dega Rrogozhinë Ferdinand Saraçi nëpërmjet një statusi në facebook ku falenderon edhe të deleguarat e PDSH për organizimin.
PD e Rrogozhinës ka nisur prej kohësh angazhimin e saj për zgjedhjet e 25 Prillit ndërsa tani po forcon edhe rolin e forumit të Gruas.
Statusi i Ferdinand Saraçi:
“Me Lidhjen Demokratike të Gruas në Njësinë Administrative Kryevidh.
Gratë dhe vajzat e kësaj njësie zgjodhën si Kryetare kolegen e tyre Znj. Jogerta Elezi e cila studion për Shkenca Politike.
Falenderoj për punën e tyre si të deleguara të PDSh-së Znj. Doris Bulku dhe Znj. Malvina Lika!”
https://www.facebook.com/100007230975701/posts/2715057085411964/?d=n
/Kavaja.Net/