Kryetari i Partise Demokratike të Rrogozhinës Ferdinand Saraçi ka denoncuar sot mungesën e tregut për rrushin e fermerëve të fshatit Gërmenj.
Pavarësisht prodhimit të bollshëm dhe shumë cilësor, sipas tij, ai ngelet në pemë dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti.
Mesazhi në Facebook:
Fshati Gërmenj në bashkinë Rrogozhinë është i njohur sidomos për kultivimin e vreshtarisë. Pothuajse i gjithë fshati siguron jetesën vetëm nga kjo punë. Këtë vit Zoti i ka bekuar këta fermerë me një prodhim super cilësor falë edhe punës se palodhur e te pandërprerë që ata kanë zhvilluar. Mundi dhe harxhimet që kanë bërë shpresonin që ti shperbleheshin me treg për shitjen e produktit por si gjithmonë ky problem vazhdon të mos gjejë zgjidhje. Fermerët thonë qe deri me sot kanë përfituar zero lekë ndihmë nga shtetit, gjithçka që është dashur e kanë mbuluar me shpenzimet e tyre po të paktën tani që duhet të tregtohet ky produkt të kenë pak vëmendjen e shtetit sepse është e patolerueshme që kjo cilësi produkti të mbetet e pashitur apo të shitet me çmim nën kosto.
Denoncomi përpara 1 viti për mungesë tregu 👇