Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Deputeti Etjen Xhafaj ishin sot në një takim me organizatat e Partisë Socialiste të Rrogozhinës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 Qershorin i ka hapur rrugë procesit për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar në 6 bashki.
Por një datë për mbajtjen e tyre e cakton Presidenti dhe Meta nuk pritet ta bëjë këtë përpara se Kushtetuesja të publikojë të vendimin e plotë.
Por Kushtetuta, Metën, sipas afateve e detyron të caktojë një datë në fillim të dhjetorit, ndërsa vetë kreu i shtetit shqiptar ka 1 javë që ndodhet në Itali.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale mbahen në dy stinë, Por ato të pjesshme, si rasti i këtyre zgjedhjeve, bën përjashtim dhe ato mund të bëhen në çdo kohë.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më parë, duke respektuar afat.
Për këtë arsye PS ka nisur pergatitje dhe takimet me strukturat.
Kjo ishte edhe arsyeja e vizites se Veliaj dhe Xhafajt në Rrogozhinë në mbështetje të kryetarit aktual të komanduar Edison Memolla.
Megjithatë ky takim eshtë vetëm fillimi i një fushatë elektorale që do të nisë në Rrogozhinë pas “segmetit” Kushtetuse- Presidencë.
Kavaja.Net