jë sherr për rrjetet sociale gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Shkodër. Një adoleshent është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.
Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.