Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka sulmuar mazhorancën socialiste për mosmbajtjen e premtive.
Përmes një videoje në rrjetin social facebook, Duma ka pasqyruar disa deklarata të qytetarë, të cilët shprehen kundër rritjes së çmimit të bukës pasi nuk mund ta përballojnë.
Teksa i ka bashkanjgjitur videos një deklaratë të zv.kryeministrit Ahmetaj ku shprehet se çmimi është i përballueshëm nga qytetarët, Duma theskon se ai dhe pjestarët e tjerë të qeverisë nuk skuqen nga mosmbajtja e premtimeve pasi jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve.
“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme.
Mjafton të dëgjosh qëndrimet e tyre e kuptohet që janë një pakicë, sepse as e kanë idenë as duan të dinë cila është gjendja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv.
Dëgjojeni zërin e tyre” shkruan Grida Duma.