Shoqatat e Biznesit të vogël dhe të mesëm kanë paralajmëruar protestë ditën e nesërme për të kundërshtuar politikat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike.
Ata thonë se çmimi i naftës është abuziv dhe i papërballueshëm, ndërsa shtojnë se në çdo biznes në Tiranë nesër duhet të ulen qepenat nga ora 10:00-11:00.
“Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave. Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë , që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00.
Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhur drejtpërdrejt me konsumatori. Do ti lëmë kohë qeverisë për të reflektuar, nëse nuk reflekton, ne do të përshkallëzojnë veprimet tona në të gjithë Shqipërinë”, thanë ata në deklaratë.
Kërkesat e tyre për qeverinë:
1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.
2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.
3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.