Rrihet brutalisht me levë pranë Drejtorisë së Policisë Kancelari i Gjykatës, dërgohet në spital (EMRI)


Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi në orët e vona të kësaj fundjave është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët në lagjen Kala ku edhe jeton Kancelari Sulkuqi.

Kancelari është goditur me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Policia e konfirmon ngjarjen dhe thotë se po hetohet per zbardhjen e saj, per identifikimin dhe kapjen e autorëve. Kancelari Ledio Sulkuqi është dërguar në spitalin rajonal te Elbasanit për trajtim mjeksor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.