Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i forti i Beratit”, “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij.
Lulzim Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë.
“Unë ndihem mirë në shtetin grek e falënderoj që më njohu të drejtën që shteti im nuk ma ka njohur kurrë. Kam pasur një fëmijëri të vështirë si cdo shqitpar në kohën e diktaturës, jam rritur me kuaj, kam qenë kalorës. Me ndërrimin e sistemit dola jashtë shtetit”, tha ai.
Lulzim Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ndër të tjera ka zbuluar edhe se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit.
“Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam n? burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai.
Ai ka akuzuar shtetin se i kanë bërë atentat.
“Mua tre ditë para se të më bënin atentat shteti, më ka ardhur një njoftim një fonogram nga Ministria e Brendshme që të gjithë ata prototipat që kishin mbështetur spektrin e djathtë duhej të eleminoheshin fizikisht. Pse? Mua më kanë zënë 200 veta pritë, kam shpëtuar me 4 plumba në kokë. Mora një informacion një nga këta në radhët e policisë vjen ne fshat takon mamanë dhe vëllanë e i thotë dua të bisedoj me Lulin, i thotë Lulin do e vrasin. Kush? Shteti.
Sapo kishim nisur të ndërtonim një vilë, shkova të marr zhavorr dhe vetëm kur e shoh veten mes plumbave. Unë ka qenë me Xhevahir Celën duke ngarë motorin shokun tim e ka kapur plumbi në ballë”, tha ai.
Pyetje: Djali i tezes tuaj Bujar Sulaj që njihet si Loshi i Karbunarës mendohet se ju ka rekrutuar si ka qenë e vërteta?
Lulzim Caka: Loshi i Karbunarës nuk ka qenë kriminel si e përshkruajnë ata, ka qenë djalë i thjeshtë, djal king, i respektueshëm, i shkonte fjala dhe nuk mund ë quhem në bandë me djalin e tezes.
Pyetje: A ishte e vërtetë që ju ishit pjesë e bandës?
Lulzim Caka: Unë kam qenë gjithmonë individ, unë s’kam asnjë anëtar bande, s’kemi pasur probleme të asnjë natyre që ne të krijonim bandë pse duhet të krijonim bandë ne? Ne bandë u quajtëm se kemi pasur bindje të djathta. Ne jemi të djathtë, nuk bëhem dot i majtë. Me ndërrimin e sistemit ne kemi qenë të parët që kemi dalë në fushata duke përkrahur spektrin e djathtë nga Berisha e të gjithë me radhë.
Pyetje: Për flitet se keni vrarë Pëllumb Eminin
Lulzim Caka: Jam akuzuar për atë ngjarje, di që e ka vrarë një 13-14 vjecar, nuk kam asnjë lidhje me të, më është bërë atentat nga policia e pastaj jam arrestuar, kur e kanë qe isha i pafajshëm është futur dhe ky në liste që gjoja unë kam vrarë Pëllumb Eminin.
Po të ma kishin bërë ashtu si ia ka bërë atë personi, unë do e kisha vrarë.
Unë i jam drejtuar gjykatës evropianë, do i drejtohem e një herë kur të marr pafajësinë gjykatës e prokurorisë, nëse ata nuk më japin të drejtën, nëse nuk çojnë para drejtësisë ata që janë gjallë ose ti vënë etiketimin atyre që kanë vdekur unë do vendos Kanunin.
“Kush e bën ndërmend me vdek qeveri bëhet vet”.