Rindërtimi/ Redjan Krali: Shtëpi e re për familjen Begeja në Golemas

Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Kavajë po vazhdon me shpejtësi.  

E tillë është situata edhe me banesën e familjes së Adem Begeja në fshatin Golemas ku banesa e tij është duke u ndërtuar nga themelet. 

Njëpërmjet një publikimi në faqen e tij në facebook shoqëruar me disa fotove nga banesa e re e cila po ndërtohet për familjen Begeja, Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka thënë se banesa e re që po ndërtohet do të jetë streha e re për këtë familje e cila përjetoi shumë rëndë tërmetin e 26 nëntorit.

Së bashku me banesën e familjes Begeja në Golemas janë edhe shumë të tjera që po rilindin në Kavajë për të harruar dramën e tërmetit dhe strhuar familjet që e humbën strehën e tyre me shtëpi të reja dhe më të forta.

Statusi i Redjan Krali: 

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

📍Në Golemas, po #rilind nga gërmadhat e #26nëntorit🏚 një tjetër shtëpi e re dhe e fortë 🏡; ajo e familjes Begeja 👨‍👩‍👧‍👦. 

Ademi dhe famijarët e tij shumë shpejt do gëzojnë sëbashku strehën e tyre të #rindërtuar🧱. Puna vazhdon 💪🏻

RINDËRTOJMË 🤝🏻 BASHKË”

/Kavaja.Net/