Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i shoqëruar nga zv Ministri i transportit Etjen Xhafaj inspektuan punimet për rikualifikimin e hapsirave dhe rrugëve hyrëse dhe dalësë të varrezave të qytetit.
Krali ka thënë se cdo rrugicë do të asfaltohet si pjesë e këtij projekti duke shtuar se është e patolerueshme braktisja dhe mungesa e respektit ndaj varrezave të qytetit, aty ku prehen të afërmit tanë.
Mesazhi i Redjan Krali:
#BashkianëPunë🚧👷🏼♂️Rikualifikimi i rrugëve hyrëse /dalëse dhe rrugicave te varrezat e qytetit është absolutisht një nga investimet më dinjitoze të Bashkisë tonë. 📍 Bashkë me Etjenin sot inspektuam punimet. Ka filluar faza e shtrimit të shtresës asfaltike të çdo rrugice të brendshme. Kjo është zona më delikate e qytetit dhe detyra e Bashkisë nuk është të kujdeset vetëm për të gjallët por mbi të gjitha t’i rikthejë dinjitetin dhe respektin kësaj hapësire që përveçse vendi ku prehen të ndjerët është gjithashtu një vend paqe dhe lehtësimi për të gjithë të afërmit që vijnë t’i vizitojnë e të luten për ta. Braktisja, balta, shkurret, mbeturinat dhe mungesa e “Respektit” për varrezat e qytetit, prej kaq kohësh është e patolerueshme dhe pajustifikueshme.