Rikthim “BIG” për Europën, Egnatia përforcon organikën

Hysen Memolla është rikthyer te Egnatia. Mbrojtësi i cili ishte në huazim që prej janarit të këtij viti në Rumani te ekipi i Chindia, është rikthyer në Rrogozhinë.

Edhe pse klubi rumun kishte të drejtën e blerjes, mesa duket nuk janë bindur nga Memolla, me këtë të fundit që do të nisë së shpejti stërvitjen me ekipin e Egnatias.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 31-vjeçari me anë të një postimi në “InstaStory”, ku shkruan “Së shpejti stërvitja”.

Kujtojmë që në gjysmën e parë të sezonit, Hysen Memolla luajti 12 ndeshje me fanellën Egnatias, mes kampionatit, Kupës dhe Conference League për shkak të konkurrencës së lartë që kishte me Edison Ndrecën për një fanellë titullari.

Tashmë djali i shtëpisë është rikthyer në Rrogozhinë për të përforcuar organikën para ndeshjeve të rëndësishme të Europës.

Rikthim “BIG” për Europën, Egnatia përforcon