Kombëtarja shqiptare ditën e shtunë do të zbresë në fushë për t’u përballur me Ukrainën, sfidë e vlefshme për Nations League. Kjo përballje do të zhvillohet në “epet ARENA” në Pragë duke nisur që nga ora 20:45.
Kuqezinjtë prej ditësh vazhdojnë intensivisht përgatitjet për këtë takim, me Sylvinhon që për dy ndeshjet e këtij muaji ka mungesa të rëndësishme. Mbrojtja është një nga repartet, i cili ëhstë riformatuar për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit të dëmtuar. Ndërkohë Arlind Ajeti nuk është pjesë e këtij grumbullimi.
Kështu vendin e tyre do ta zënë Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, teksa nga krahët do të vendosen si gjithmonë Elseid Hysaj dhe Mario Mitaj. 3-shja e mesfushës do të përbëhet nga Laçi-Ramadani-Asllani, ndërkohë në majën e sulmit do të jetë Rey Manaj, i cil;i do të ndihmohet nga Asani dhe Bajrami.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Laçi, Ramadani, Asllani, Asani, Bajrami, Manaj. Trajner: Sylvinho.