Ribashkimi i PD/ Bardhi zbardh takimin Alibeaj-Noka: Ramë dakord se çdo person i përjashtuar…

 Ribashkimi i Partisë Demokratike tashme prej ditësh përben kryefjalën e diskutimeve ne seline blu, ku palet ndajne  qëndrime të ndryshme për mënyrën si duhet bërë ky proces.

Gazment Bardhi foli për një takim mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Nokës, mbështetës i Sali Berishës. Sipas tij, çdo person që është pezulluar nga Basha, mund të vijë në mbledhje dhe të japë sugjerimet e tij.

Në takim është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo pezulluar nga Grupi parlamentar është mirëpritur që të vijë dhe të bëhet pjesë e mbledhjes”.

Ndërsa Eno Bozdo ka sugjerime të tjera për mënyrën si duhet bërë ribashkimi dhe procesi, thotë ai, duhet të nisë duke marrë parasysh vendimin e qytetarëve që në shumicë votuan Sali Berishën.

“Populli demokrat ka vendosur me votë të tij kush është shumica. Aty duhet të fillojë përpjekja për bashkim. Duhet të hiqni dorë nga ankimi. 

Të heqim ne të drejtën është shkelje ligji, përgjigjet Bardhi.

Nuk është shkelje ligji, thotë Bozdo.

Megjithatë, shton Bozdo, “kjo krizë në një mënyrë apo një tjetër do të zgjidhet”.

Kujtojme se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të martën u shoqërua me debate mes mbështetësve të Berishës dhe Alibeajt. Berisha gjithashtu i kërkoi Alibeajt që të jepte dorëhqjen  duke u shprehur për mediat se do ta ndjekë fati i Bashës.

Në mbledhje nuk mori pjesë ish-kryedemokrati Lulzim Basha, si edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Belind Kelliçi, Dash Sula, Ferdinand Xhaferri, Bujar Leskaj dhe Agron Shehaj.