Rezultatet e Sondazhit/ Gara për kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu merr më shumë mbështetje, ja shifrat në vota dhe %

Kavaja.Net hapi një sondazh se kush janë të pëlqyerit e ndjekësvë tanë për garën që po zhvillohet për kryetar në Partinë Demokratike të Kavajës. 

Në sondazhin e publikuar 24 Orë më parë e kanë parë mbi 5500 persona dhe kanë marrë pjesë 63 votues (komentues) të cilët kanë dhënë “votën” e tyre. 

Në total janë 60 Vota të vlefshme, pasi 3 komentues nuk ka shprehur pëlqim për asnjë kandidat. 

Kështu, kandidati Hysen Kadiu ka Marrë numrin më të madh të votave, plot 33 ose 52.4 për qind. 

Në vendin e dytë renditet Eris Xhihani me 16 “Vota” komente mbështetëse dhe në vend të tretë kandidati Rudin Hylviu me 14 “Vota” komente në favor të tij. 

LINKU I SONDAZHI 

https://www.facebook.com/101491754599412/posts/709865760428672/?d=n

Rezultati në “Vota” (Komente)

63 “vota” (Komente)

Hysen Kadiu- 33 vota (komente)

Eris Xhihani 16 vota ( komente)

Rudin Hylviu 14 (komente) 

(3 Komente pa kandidat të preferuar) 

Rezultati në % (Perqindje)

Hysen Kadiu 52,4 %

Eris Xhihani 25,4%

Rudin Hylviu 22,2 %

Zgjedhjet për kryetarin e ti të PD mbahen Nesër më 17 Prill, nga ora 08:00-18:00 në ish- shtabin e përgjithshëm, përbri selisë së Partisë Demokratike. 

Anëtarët e PD janë ata që do votojnë për drejtuesin e ri të partisë duke zgjedhur një nga 3 kandidatët. 

Mbi 1500 anëtarë të PD pritet të votojnë Nesër për zgjedhjen e drejtuesit lokal të partisë për 4 vitet e ardhshme.

LEXO EDHE https://www.kavaja.net/2022/04/garon-per-kreu-e-pd-hysen-kadiu-kerkon.html?m=1

LEXO EDHE https://www.kavaja.net/2022/04/kandidon-per-kreun-e-pd-eris-xhihani.html?m=1

LEXO EDHE https://www.kavaja.net/2022/04/kandidon-per-kreun-e-pd-rudin-hylviu.html?m=1

Kavaja.Net