Rey Manaj ka shënuar golin e parë për këtë sezon me fanellën e Sivasspor. Bomberi kuqezi e bën sefte për sezonin e ri duke shënuar në minutën e 37’.
Festa zgjati shumë pak për Manajn i cili pak minuta më vonë u dëmtua duke kërkuar menjëherë zëvendësimin ende pa u mbyllur pjesa e parë.
Lushnjari pësoi një tërheqje muskulare në kofshën e djathtë dhe më pas u largua duke çaluar nga fusha e lojës. Mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit pas ekzaminimeve mjekësore.
Goli:
Dëmtimi :