“Qytetarët e Kavajës shumë shpejt do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe për më tepër me një cilësi uji shumë herë më të mirë, se sa furnizimi aktual”, kështu deklaroi ministria Balluku në një vizitë i spektimi në vitin 2020 për linjën e re të ujsjellësit të qytetit.
Asokohe deklaruan 42% e punimeve ishin mbaruar “edhe içik rreth, 58% kanë mbetur dhe kavaja do të ketë ujë edhe natën e dhe ditën”. Për ironi të fatit kaluan 3 vite edhe Kavaja ende nuk furnizohet sipas premtimit, ndërsa zona turistike në bregdet vuan gjatë sezonit turistik.
Normalisht që Ujësjellësi aktual i Kavajës është ndërtuar në vitin 1978 dhe linja ishte e amorizuar dhe defektet ishin të shpeshta, por sipas bashkisë gjatë viteve të fundit në të “janë bërë vetëm ndërhyrje rehabilituese në segmente të vogla. Degradimi ndër vite i rrjetit ndikonte direkt në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, ndërsa më shumë se gjysma e abonentëve ishin të papajisur me ujëmatësa”. Edhe pse Fondi Gjerman investoi me vite të tëra.
Nese, qëllimi i shkrimit tonë nuk është ky premtim i pambjatur dhe afertat e këtij projekti. Qëllimi ynë është transferimi i admistrimit të ndërmarjes nga Kavaja në Durrës. Ku sipas informacioneve të rezervuara, punonjësit janë në presion të vazhdueshëm, sidoms ata që kishin të shënuar vetëm emrin. Shumë banorë ankohen se nuk kanë ku ankohen.
Indicia e këtij shkrimi ka ardhur nga shqetësime që i kanë ngritur qytetarë të ndryshëm por edhe punonjës brenda ndërrmarrjes. Ne sot po përciellim vetëm një mesazh, një “revoltë të heshtur”, pa ndërhyrë në thelb për të parë një mendim:
“Nje pyetje rreth asaj qe na degjojne veshet cdo dite?
-Ujesjellesin na e moren po un si qytetar ku duhet te shkoj te bej nje ankese dhe te zgjidh problemin qe kam?
Dikush nje problem per nje kontrate te re, dikush nje mbifaturim, dikush nje bllokim pusete dikush nje ndryshim emri…
-Sa e sa e sa pyetje per mua dhe per bashkqytetaret e mi?!
I drejtohemi punonjesve te UKK dhe ato kan mbetur vetem si kukulla qe nuk kan te drejte fjalesh apo veprash ti sherbejne qytetit. Drejtori nje njeri me vlera dhe cun flori por ujesjellesinn ja moren nga duart dhe nuk e lan ti sherbente qytetit ku u lind dhe u rrit!
Pyetja vazhdon? -un si qytetar cfar duhet te bej?!
-ku duhet te vazhdoj te drejtohem per te zgjidhur hallin tim?!”.
Përmbajtjen po ua lejmë ju ta trajtoni të dashur lexues. E ne mbetemi të çuditur si shumë banorë të kavajës dhe themi: A nuk duhet të quhet Bashkia Kavajë “një katund i madh në zemër të shqipërisë?”.
Kavaja sot ka mbetur si peshku pa ujë, pasi institucionet që ia japin vlerën një qendre urabane shkuan san ë Durrës sa në Tiranë. E vetmja gjë që i ka mbetur qytetit janë vizitat e Lali Erit dhe postimet në rrjetet sociale se Bashkia punon. Mesa duke Bashkia po punon për t’I larguar qytetarët nga shërbimet dhe bëjë qoka me favorizime kur ata drejtohen për ndihmë për dicka që ju takon me ligj ta marrin sa më pranë. /KAVAJA.NET